Biden: Armët amerikane nuk do të përdoren për të sulmuar Kremlinin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se armët amerikane, të cilat ai i lejoi Ukrainës t’i përdorte për sulme në territorin rus, nuk do të përdoren për sulme ndaj Moskës.

Gjatë përkujtimit të 80-vjetorit të zbarkimeve të aleatëve në Normandi, Biden nuk iu përgjigj drejtpërdrejt pyetjes nëse armët e prodhuara nga SHBA janë përdorur tashmë në sulmet në territorin rus që kur nënshkroi autorizimin për Ukrainë për t’i përdorur ato, me kufizimin se do të  përdoren në zonën përreth Kharkiv, e cila është nën sulmin e forcave ruse.

Biden, megjithatë, e bëri të qartë se ai nuk miratonte përdorimin e armëve amerikane për të synuar kryeqytetin rus ose selinë e qeverisë ruse.