Beyonces i ‘ikën zëri’ në koncert, por ja si e përballoi situatën

Beyonce-s i ngeci diçka në fyt gjatë shfaqjes së mbrëmshme, por ajo u rikthye më e fortë se kurrë.

Këngëtarja legjendare, 42 vjeçe, aktualisht është në mes të turneut të saj në mbarë botën, aktualisht në SHBA, pasi ka mahnitur audiencën në Mbretërinë e Bashkuar në fillim të kësaj vere.

Ndërsa superylli është e famshme për profesionalizmin e saj, një turne i tërë botëror që funksiononte pa asnjë defekt të vetëm do të ishte i pamundur.

Ka pasur disa çështje teknike deri më tani si ndërprerja e të gjithë sistemit të zërit të cilat këngëtarja i ka trajtuar shumë mirë. Dhe një tjetër incident ku një fanse u përpoq të hidhte diçka në skenë duke nxitur kërcimtarët e saj t’i vinin në ndihmë yllit.

Mbrëmë gjatë shfaqjes së saj në Seattle, Beyonce-s u duk se i kishte ngecur diçka në fyt dhe iu desh të ndalonte së kënduari për një moment, por mënyra se si e trajtoi situatën është me të vërtetë diçka për t’u vlerësuar.

Në një video të shpërndarë gjerësisht në X, njohur më parë si Twitter, Beyonce shihet duke u kollitur gjatë performancës së saj të I Care dhe duke u përpjekur të vazhdojë të këndojë pavarësisht se i ka humbur zëri.

Ajo bën një pushim të vogël, përpara se të nisë përsëri me atë që mund të përshkruhet si vokal i jashtëzakonshëm.

n