AlbanianEnglish

Beyonce vjen me detaje të reja nga projekti gjigand

Diva e muzikës botërore ka njoftuar albumin e saj të ri, të titulluar Renaissance.

Albumi, i cili është i pari solo që publikohet pas gjashtë vitesh, do të publikohet me 29 Korrik.

Ky projekt solo vjen pas “Lemonade”, publikuar në vitin 2016.

 

Ajo ka publikuar gjithashtu një album të përbashkët me Jay-Z, “Everything Is Love”, në 2018, dhe “The Lion King: The Gift”, në 2019.

Ajo publikoi një single, Be Alive, për kolonën zanore të filmit King Richard në nëntor 2021.

Fansat po prisnin një lajm të ri pasi ajo fshiu fotot e profilit nga mediat sociale.

 

Për më tepër, faqja e saj sikur “ngacmoi” një projekt të ri me fjalët: “Çfarë është një B7?”

Vitin e kaluar, ajo tha për “Harper’s Bazaar” se kishte filluar të punonte për projektet e reja. Beyonce, e cila e filloi karrierën muzikore si pjesë e grupit  Destiny’s Child në 1997, përpara se të dilte solo, tha:

 

“Me gjithë izolimin dhe ato që kanë ndodhur gjatë vitit të kaluar, mendoj se ne të gjithë jemi gati të arratisemi, të udhëtojmë, të duam dhe të qeshim përsëri. Ndjej një rilindje që po shfaqet dhe dua të jem pjesë e edukimit të kësaj ikje në çdo mënyrë të mundshme. Unë jam në studio prej një viti e gjysmë.”

You don't have permission to register