
Beyonce rikthehet me një koncert spektakolar në Dubai
Beyonce ka dhënë koncertin e saj të parë të plot pas më shumë se 4 vitesh, në një resort luksoz në Dubai për një audiencë të përzgjedhur ku mes tyre influencues dhe gazetarë.
Faqja e internetit e muzikës amerikane Pitchfork fillimisht raportoi se muzikantja do të performonte për hapjen jozyrtare të hotelit Atlantis the Royal më 21 janar dhe kishte ftuar mysafirë të zgjedhur në “një fundjavë ku ëndrrat tuaja bëhen destinacioni juaj”.
Ftesa përmendte një “performancë një herë në jetë”, por nuk specifikonte se nga cili artist.
Artistja ishte Beyoncé, e cila luajti një repertor prej 19 këngësh, duke përfshirë një bashkëpunim me vajzën e saj më të madhe, 11-vjeçaren Blue Ivy, në debutimin live të Brown Skin Girl.
Artistja nuk ka performuar asnjë prej këngëve të albumit të saj të ri.
Midis listës së të ftuarve të mbushur me yje, ishte bashkëshorti i saj Jay Z dhe binjakët Rumi dhe Sir, si dhe nëna e saj Tina Knowles Lawson dhe babai Matthew Knowles që shijuan shfaqjen.
Njerëzve në koncert iu kërkua të vendosnin telefonat e tyre në qese të mbyllura për të parandaluar qarkullimin e pamjeve nga ngjarja.
Beyoncé fitoi 24 milionë dollarë për koncertin intim, i cili ishte i pari i saj në katër vjet.
*TiboNews