Beyoncé me një album të ri?

Beyoncé mund të rikthehet me një album të ri.

Askush nuk e di ç’po ndodh ekzaktësisht me të, por fansat janë të bindur se po vjen një surprizë shumë e madhe.

Të gjitha fotot në llogaritë e saj në rrjetet sociale janë zhdukur.

Me një kontroll të  shpejtë të rrjetit social “Instagram” , del ikona gri të fotoja e profilit.

 

Gjithashtu, Beyoncé nuk ka qenë aktive që prej 30 majit dhe krejt papritur postoi një foto ku si përherë, duket rrëzëllitëse.

Fansat nuk e lanë me kaq, por kërkuan në ëebsite-n e saj dhe panë se ndodh diçka e pazakontë kur shkruajnë datën “11 korrik”.

Një imazh shfaqet dhe një titull “Image, B7”.

Kjo i ka bindur fansat se Bey’ do të vijë me një album të ri.

Rikujtojmë se albumi i fundit solo i super yllit ka dalë në vitin 2016 dhe bëri një bujë të jashtëzakonshme. Po flasim për “Lemonade”.

 

Duke i shtuar benzinë zjarrit, e ëma e Bey, Tina Knoëles rishtazi ka pëlqyer një postim referuar këtyre sinjaleve.

Në gusht të vitit 2021, këngëtarja e hitit “Drunk in Love” u shfaq në kopertinën e “Harper’s Baazar”, duke thënë se “me gjithë izolimin dhe padrejtësitë e ndodhur gjatë vitit të kaluar, mendoj se jemi gati që të arratisemi, të udhëtojmë, të dashurojmë dhe të qeshim sërish”.