Beyonce fajtore për rritjen e inflacionit në Suedi?

Pa diskutim, Beyoncé është një ikonë e muzikës, e cila që në fillimin e karrierës së saj ka lënë një ndikim të madh tek fansat e saj, duke u bërë burim frymëzimi për ta. Në kohën e fundit, ajo ka nisur turneun e saj botëror dhe vendi i parë në Europë ku ajo ka performuar është Suedia.

Prania e saj në vend ka rritur numrin e rezervimeve në hotele dhe restorante. Sipas statistikave, inflacioni është rritur me rreth 10% në muajin maj. Suedia raportoi një inflacion më të lartë se pritshmëria, duke shkuar në 9.7% në maj. Ekonomen Michael Grahn është i bindur se fajin për këtë rritje e ka Beyoncé. 

Ky është turneu i parë solo i këngëtares pas një mungese prej shtatë vitesh. Fitimet e saj pritet të jenë afërsisht 2 miliardë paund në fund të turneut.