
Betohet qeveria e re e Izraelit
Qeveria e ekstremit të djathtë në Izrael e udhëhequr nga kyreministri Benjamin Netanjahu ka bërë betimin e saj këtë të enjte.
Kjo qeveri ka premtuar zgjerimin e vendbanimeve hebraike në territoret e pushtuara në Bregun Perëndimor dhe zbatimin e politikave, që janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit.
Mbi kryeministrin e zgjedhur janë ngritur akuza për korrupsion, të cilat 73 vjeçari i ka mohuar duke u përpjekur të qetësojë publikun rreth shqetësimeve mbi fatin e të drejtave civile dhe diplomacisë.
Qeveria e re e e zotit Netanjahu, e cila fitoi shumicën e votave në zgjedhjet parlamentare të 1 nëntorit është më fetarja dhe më konservatorja në historinë e Izraelit – përbëhet nga parti ultra-ortodokse dhe një fraksion fetar ultranacionalist i ekstremit të djathtë.
Pjesë e koalicionit janë Zionizmi Fetar dhe Pushteti Hebraik, të cilat janë kundër krijimit të një shteti palestinez.
Zoti Netanjahu vazhdimisht ka premtuar se ai do të nxisë tolerancën dhe do të punojë për arritjen e paqes.
Ai tha në parlament se “përfundimi i konfliktit izraelito-arab” është përparësia e tij kryesore, së bashku me frenimin e programit bërthamor të Iranit, dhe zgjerimin e aftësive të ushtrisë së Izraelit.
*TiboNews