
Betejë avionësh mes Katarit dhe Francës
Kompania franceze e prodhimit të aeroplanëve Airbus është paditur nga Qatar Airways në një gjykatë në Londër mbi modelet e avionëve A350.
Shkaku kryesor sipas Katarit është boja e rrëshqitshme në krahët e avionëve që sipas kompanisë ka sjellë dëme më të thella në sipërfaqen e tyre duke ngritur kështu shqetësime mbi sigurinë.
Airbus shprehet se modeli i cili është dorëzuar tek blerësit ka disa probleme në raport me cilësinë , por mohon që kjo gjë të paraqesë ndonjë rrezik.
Megjithatë përpara seancës së fundit gjyqësore ka shpresa të vogla se çështja mes dy kompanive do të rregullohet me mirëkuptim dhe shkak për këtë mund të jenë politika dhe futbolli.
Fakti se Franca ka arritur të jetë në Finalen e Kupës së Botës në Katar ka rritur kontaktet e personaliteteve të larta mes dy shteteve.
Një tjetër arsyetim lidhet me faktin se Presidenti francez Emmanuel Macron thuhet se u mirëprit në aeroportin e Dohas më 14 dhjetor nga zyrtarë të lartë, përfshirë këtu edhe shefin e Qatar Airways, Akbar Al Baker.
Kjo është parë si një shenjë se lidhjet diplomatike midis dy vendeve mbeten të forta dhe potencialisht të dobishme.
Megjithatë ende nuk ka asgjë të verifikuar dhe Qatar Airways duket se do të vijojë me pretendimet e saj për një dëmshpërblim prej 2 miliardë dollarësh.
*TiboNews