Besnik Mujeci i Vetëvendosjes arrestohet për trafik droge në Tiranë

Lëvizja Vetëvendosje ka përjashtuar nga partia Besnik Mujecin. Ai u arresta pas një operacioni antidrogë të martë në Tiranë, nën dyshimin se shpërdantë drogë.

Sekretari organizativ i partisë më të madhe në Kosovë, Alim Rama përmes rrjetit social Facebook, tha se pas marrjes së informacionit për arrestimin e  Mujecit, asambleistit të Komunës së Prishtinës, Komisioni Disiplinor i Lëvizjes Vetëvendosje organizoi një mbledhje dhe me vota unanime u vendos përjashtimi i Mujecit nga partia.