
Besnik Imeri, rruga e gjatë në profesionin e policit në Kanada
Shumë të rinj nuk e shikojnë të ardhmen në profesionin e policisë. Por ky nuk është rasti i Besnik Imerit, i cili që kur ishte në gjimnaz ëndërronte të vishte unformën blu të policisë kanadaze.
Ëndrrën për t’u bërë polic Besniku e kishte pasur që në shkollën e mesme. Kjo periudhë ishte e vështirë në përpjekjen për të fituar mbështetjen e familjes, pasi që koncepti i “policisë” shihej nga një kënd i ndryshëm prej familjes, duke u gjykuar nga traumat që kishin përjetuar nga policia gjatë luftës në Kosovë.
Punën në Shërbimin Policor të Hamiltonit e filloi në maj të vitit 2014 si vullnetar për të nisur më pas si profesionist.
Një ditë e zakonshme pune për një polic nis me probleme nga më të ndryshmet.
“Unë punoj në patrullë, kështu që i kam ndërrimet e ndryshme gjatë ditës dhe natës. Përmes ndërrimit, ne marrim pjesë në incidente të ndryshme duke përfshirë probleme në trafik, aksidente të automjeteve, çështje të mosmarrëveshjeve në familje, duke përfshirë edhe incidente të ndryshme kriminale”.
Ai kreu shkollën për Drejtësi dhe Administratë Sigurimi në Mohaеwk College.