Besa Kokëdhima fiton Festivalin e Këngës me ‘Zemër n’dorë’

Besa Kokëdhima do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin 2024. Kënga e Besës, me titull Zemrën n’dorë u votua më shumë nga publiku shqiptar, i cili shijoi mbrëmë natën finale.

Plot 22 finalistë u ngjitën në skenën e madhe të Pallatit të Kongreseve, për të interpretuar live këngët e tyre konkurruese, shoqëruar nga orkestra simfonike e RTSh-së.

Çmimi i parë që u zgjodh nga juria iu dha Mal Retkocerit me këngën “Nota muzikore e artë”.

Tiri Gjoci me këngën “Në ëndërr” fitoi çmimin e dytë.

Çmimin e tretë e fitoi Shpat Deda.

“Debutantin më të mirë” e fitoi grupi Piter Pan.

“Çmimi i Kritikës” u mor nga Martina Serreqi me këngën “Me ty”.

Ka patur zëra se Elsa Lila do të fitonte Festivalin e Këngës, madje që në fillim të Festivalit por në të vërtetë nuk rezultoi kështu.

Kënga e plotë e Besa Kokëdhima në linkun si më poshtë.