Bërnabiç i përgjigjet Kurtit

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç ka refuzuar që ta quajë kufi, pikën e kufirit në mes të Kosovës dhe Serbisë.Bërnabiç këto deklarata i bëri pasi u fut sot në Kosovë, ku pritet të zhvillojë një vizitë zyrtare.

Gjatë fjalimit të saj nga Mitrovica e Veriut, Bërnabiç i është kundërpërgjigjur edhe kryeministrit të vendit Albin Kurti, i cili tha se ajo mund ta shohë se sa demokratike është Kosova.