Berisha zyrtarizon koalicionin me LSI-në në zgjedhjet e 6 marsit

Ish-kryeministri Sali Berisha zyrtarizoi të hënën përfshirjen në një koalicion zgjedhor me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Ai tha se koalicioni do të quhet “Shtëpia e Lirisë” dhe se po negociohet që pjesë e saj të bëhen edhe parti të tjera që do të përfshihen për zgjedhjet e parakohshme vendore të 6 marsit.

Berisha theksoi se koalicioni do t’i japë shpresë përfaqësimi qytetarëve.

Në deklarata të ndryshme PD dhe PS e etiketuan lëvizjen e Berishës si “koalicioni Non Grata” që “kërkon ta mbajë Shqipërinë në vendnumëro”.