Berisha vijon mesazhet politike nga dritarja: Rama nuk do ta mposhtë Opozitën

Ish kryeministri Sali Berisha vijon me deklaratat e tij nga dritarja e shtëpisë, teksa mbështetësit e tij mblidhen për të treguar suportin ndaj tij.

Edhe ditën e djeshme ka vijuar protesta e demokratëve në mbështetje të ish-kryeministrit Sali Berisha., i cili ka dhënë mesazhet e tij.

Ai akuzon kryeministrin Edi Rama duke thënë se me institucionet dhe me shërbimin sekret, si edhe me SPAK dhe Gjykata, po e sulmon opozitën. Por Berisha thekson se Opozit nuk do të mposhtet.

Pjesë nga deklaratat e Berishës:

“Opozita nuk mund të mposhtet, aq sa mund të mposhtet e drejta e një kombi për të votuar i lirë”.