
Berisha thotë se kur të vijë në pushtet do korrigjojë reformën në drejtësi
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha organizoi një takim me avokatët, për të diskutuar lidhur me cështjen më të nxehtë të ditëve të fundit, atë të hartës së re gjyqsore.
Takimi i cili zgjati rreth dy orë. Ashtu si Berisha edhe të pranishmit e tjerë e cilësuan Reformën në Drejtësi dështim, pasi sipas tyre harta e re gjyqësore i heq qytetarit aksesin tek institucionet për të cilat paguan taksat.
Ish kryeministri u shpreh se në momentin që opozita do të vijë në pushtet, do të kërkojë amendimin dhe korrigjimin e Reformës në Drejtësi.
Berisha akuzoi avokatin Sokol Sadushi dhe Ardian Dvoranin, se ata hartuan ligjet e institucioneve që do i drejtonin vetë, caktuan rrogat vetë dhe se i morën funksionet po vetë.
*Tibo News