
Berisha thirrje për protesta para parlamentit
Protesta e së shtunës duket se nuk i arriti pritshmëritë e kryedemokratit Sali Berisha.
Berisha u shpreh se protestat nuk do të ndalen dhe u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë çdo përpjekje për të qenë në parlament në çdo seancë.
Pjesë nga deklarata e Sali Berishës:
“Do të protestojmë për një parlament që respekton votën e 620 mijë shqiptarëve, që kanë votuar kundër Edi Ramës. Ndaj dhe qytetarët e Tiranës, demokratët e Tiranës janë të ftuar dhe kërkoj që të bëjmë çdo përpjekje për të qenë tek parlamenti në çdo seancë. Ai është institucioni i krimit monstruoz kushtetues. Berisha shprehu bindjen se do e përmbysë regjimin e Ramës, jo duke e marrë me dhunë pushtetin, por duke përdor të gjitha mjetet demokratike”.
*Tibo News