
Berisha takim me kandidatët e PD-së për zgjedhjet e 14 majit
Partia Demokratike prezntoi të enjten kandidatët përfundimtarë, që do të nxjerrë në zgjedhjet lokale të 14 majit.
Të dalë nga zgjedhjet e brendshme të anëtarësisë dhe simpatizantëve, ata u pritën nga kryetari Sali Berisha.
Ky e konsideroi procesin e primareve “të çmuar për vetë PD-në dhe demokracinë e vendit”.
Berisha e cilësoi PD-në “një parti të hapur dhe demokratike, e cila tashmë sjell një risi në vend për mënyrën e përfaqësimit”.
Zgjedhjet e brendshme për kandidatët e PD-së u organizuan në fillim të muajit dhjetor në 56 nga 61 bashki të vendit.
Ato nuk u zhvilluan në Pustec, Himarë, Finiq e Dropull, për të cilat u ra dakord t’u lihen partive aleate.
Ndryshe në Malësi të Madhe nuk pati proces për shkak të mos-dakordësive në lidhje me çështjet e brendshme të drejtimit të partisë.
Katër nga bashkitë e tjera, iu lanë Partisë së Lirisë – Kuçovë, Prrenjas, Memaliaj dhe Skrapar.
Kandidatët sipas bashkive:
- Bedri Qypi Belsh
- Zija Ismaili Berat
- Dëfrim Fiku Bulqizë
- Servet Duzha Cërrik
- Ilir Mehmeti Delvinë
- Elvis Hajdërlli Devoll
- Ismail Uka Dibër
- Gentian Meçe Dimal
- Aurel Malko Divjakë
- Igli Cara Durrës
- Luçiano Boçi Elbasan
- Evdar Kodheli Fier
- Hil Curri Fushë-Arrëz
- Dorjan Lani Gjirokastër
- Hasim Çekrezi Gramsh
- Miftar Dauti Has
- Arjan Hoxha Kamëz
- Fisnik Qosja Kavajë
- Arjan Kasaj Këlcyrë
- Bedri Hoxha Klos
- Et’hem Lumani Kolonjë
- Fatmir Shero Konispol
- Ledina Aliolli Korçë
- Ndriçim Babasi Krujë
- Lefter Maliqi Kuçovë
- Admir Sinamati Kukës
- Behar Haxhia Kurbin
- Pashk Gjoni Lezhë
- Adil Xhelili Libohovë
- Shefki Çota Librazhd
- Eduart Sharka Lushnjë
- Alfred Gega Maliq
- Resmi Shanaj Mallakastër
- Skënder Gjuci Mat
- Albert Malaj Memaliaj
- Albert Mëlyshi Mirditë
- Sofie Alushaj Patos
- Mustafa Pashja Peqin
- Edmond Komino Përmet
- Suzana Topi Prrenjas
- Zini Tollozhina Pogradec
- Behar Xhaferraj Poliçan
- Rrok Dodaj Pukë
- Nerdit Hazizaj Roskovec
- Shkëlqim Hoxha Rrogozhinë
- Leonard Rakipaj Selenicë
- Rezart Tusha Shijak
- Bardh Spahia Shkodër
- Eugen Mustafallari Skrapar
- Baftjar Imeri Tepelenë
- Belind Këlliçi Tiranë
- Besnik Dushaj Tropojë
- Zef Hila Vau i Dejës
- Hysni Sharra Vlorë
- Indrit Hoxha Vorë
- Ardit Cikuli Sarandë