Berisha rizgjidhet pas nëntë vitesh kryetar i Partisë Demokratike

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha është rizgjedhur pas nëntë vitesh kryetar i Partisë Demokratike, në zgjedhjet që u zhvilluan të dielën nga  Komisioni i Rithemelimit.

Në garë për këtë post ishin ish-kryeministri Sali Berisha si dhe ish-kryetari i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi.

Pas një procesi votimi prej 12 orësh, anëtarët e PD-së kanë votuar në 108 qendra votimi në të gjithë vendin, ku fitues u shpall ish lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha.

Në total kanë marrë pjesë 43680 demokratë ku  (93.45%) kanë votuar për Sali Berishën ndërsa (8.5%) për Ibsen Elezin.

*Tibo News.