Berisha: Po zhvillohet betejë për dinjitetin njerëzor

Ish kryeministri Sali Berisha vijon me fjalimet e tij nga shtëpia, dhe ditën e djeshme e nisi me shtyrjen e publikimit të të dhënave të regjistrimit të popullsisë, ose Censit të Popullsisë.
Sali Berisha foli gjithashtu edhe për reformën zgjedhore.

Ambasadorët e vendeve kryesore, përfshirë OSBE-në, reaguan me deklarata sipas Berishës, ‘duke hedhur poshtë deklaratën e pengut të Edi Ramës, Lulzim Bravës’.

“E vërteta është se ai bëri vetëm mashtrimin e radhës. Kjo parodi dëshmon edhe njëherë se me Edi Ramën zgjedhje nuk ka. Se me Edi Ramën ne veç se do të firmosim grabitjen e radhës të votës tonë.”

Prej më shumë se dy javësh qytetarët dhe simpatizantët e PD-së janë bashkuar në protesta para shtëpisë së liderit historik të Partisë Demokratike.