AlbanianEnglish

Berisha: Pas 24 korrikut, bashkohem me Metën

Nëntë vite pasi prishën paktin që firmosën në 2009-ën, Sali Berisha dhe Ilir Meta do bashkohen për të krijuar front opozitar kundër Ramës. Për këtë gjë, kryedemokrati Berisha u shpreh i sigurt dhe hodhi poshtë krisjen në marrëdhënien e tyre apo ndonjë tradhti të mundshme nga Meta.

Tre ditë më parë mes Berishës dhe Metës pati disa shkëndija përplasjeje.Kryedemokrati i kërkoi Presidentit që të mos dekretonte largimin e Bajram Begajt nga drejtimi i forcave të armatosura, por Meta e firmosi dekretin që i hapi rrugën Kuvendit për të votuar kreun e ri të shtetit.

You don't have permission to register