Berisha: Nuk ka zgjedhje të lira me Ramën

Ish-Kryeministri Sali Berisha në fjalën e mbajtur përpara mbështetësve të tij në ditën e 79-të protestës kërkoi krijimin e një qeverie teknike, për të disatën herë.

Sipas Berishës, nuk ka votë lirë me Edi Ramën në krye të qeverisë. Ai gjithashtu tha dhe se vetëm krijimi i qeverisë teknike do mundësojë votimin si qytetarë europiane.