
Berisha ‘nuk ka më shpresë’: Kolegji Zgjedhor jep verdiktin për PD
Përpjekjet e Sali Berishës për ta regjistruar emrin si kryetar i Partisë Demokratike në fletën e votimit për zgjedhjet e 14 majit nuk sjellin rezultat, përfundimisht.
Së fundmi, Kolegji Zgjedhor rrëzoi ankimimin nga grupi i ‘Rithemelimit’, që kundërshtoi dy vendimet e mëhershme të Komisionerit Ilirjan Celibashi dhe të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Kolegji Zgjedhor i vlerëson si ligjore dy vendimmarrjet e mëparshme duke refuzuar kërkesën e Sali Berishës, si të pabazuar.
*Tibo News.