
Berisha një kopje e së djathtës së Berluskonit
Logoja dhe emri i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” të grupit mbështetës të udhëhequr nga Sali Berisha dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim për zgjedhjet e pjesshme vendore duket të jetë një imitim i koalicionit “La Casa Della Liberta” të krijuar në vitin 2006 nga ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni. Dinjazimi i logos ngjall ngjashmëri të shumta dhe i vetmi ndryshim është sfondi me ngjyrë blu për koalicionin italian, ndërsa “Shtëpia e Lirisë” ka një sfond të kuq.
Kolacioni me të njëjtin emër u themelua në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2006, por lideri i koalicionit të qendrës së djathtë humbi me një diferencë shumë të ngushtë, kundër kundërshtarit të qendrës së majtë Romano Prodi.
Në të njëjtin kontekst të ngjashëm politik, Berisha krijoi koalicionin e tij. Ndryshimi i vetëm qëndron se Berisha e krijoi koalicionin në prag të zgjedhjeve lokale. Të dy liderat dallohen për dëshirën e madhe për të qenë në qendër të politikës.
Komunikimi politik i Berishës së sotëm ka përputhshmëri me komunikimin politik të Silvio Berluskonit, kur ai krijoi “La Cassa della Liberta”. Në vitin 2007, Berluskoni në daljet e tij publike rendiste disa nga arsyet pse duhej votuar partia e tij. Berisha këtë mënyrë komunikimi e zgjodhi në rrjetin social facebook duke renditur arsyet për protestat që zhvilloi.
Berluskoni është dënuar nga gjykata italiane për korrupsion, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara e shpallën Berishën non-grata për të njëjtin motiv. Pritet të shohim nëse Reforma në Drejtësi do të hetojë Berishën .
A janë këto ngjashmëri të politikanëve të së djathtës një rastësi, apo kjo është një strategji komunikimi e mirëmenduar nga Berisha!?
Berluskoni pati sukses me koalicionin dhe format e komunikimit me elektoratin, a do të ketë të njëtin sukses Sali Berisha?
Për ta provuar këtë duhet të presim datën 6 mars.