Berisha ne arrest shtëpie, Rama: S’është fitore arrestimi i dikujt, drejtësi do të ketë kur…

Kryeministri Edi Rama reagoi gjatë konferencës për shtyp në lidhje me masën e re të sigurisë ndaj Sali Berishës, atë të arrestit shtëpiak.

 

“21 janari dhe gjykimi do të vendosin një gur të palëvizshëm për deri ku mund të shkojë ose ku mund të mos shkojmë ushtrimi i forcës represive të shtetit si rezultat i abuzimit në të nga persona të veshur në pushtet por këtë e kam në parim për rastin konkret nuk kam asnjë koment.

 

Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilës do parti, kurrë! Kjo është në parim. Partitë firojnë zgjedhje për të çuar përpara vendin dhe partitë nuk janë organizata luftarake, që funksionojnë për të eliminuar kundërshtarët në një mënyrë ose tjetër.

 

Kështu, që nuk e shoh absolutisht si fitore të PS apo dhe si një fitore të Erionit dhe Taulanti, të cilët kanë bërë me këmbëngulje që kanë bërë detyrën e tyre, siç e kanë parë të arsyeshme, Kjo është diçka që nuk ka lidhje fare  me dëshirën, objektivin, nevojë, për të parë si fitore”.