Berisha në ‘arrest shtëpie”, avokati i tij: Ndalimi i komunikimit, shkelje e së drejtës

Pasi GJKKO vendosi masën ‘arrest shtëpie’ me mbikëqyrje policore për ish-kryeministrin Berisha, vjen reagimi i avokatit të tij.

 

“Ky ishte vendimi sot. Ajo që ishte shqetësuese është se ky vendim vjen me ndalim komunikimi për një deputet. Duhet të ishte marrë autorizim i veçantë nga kjo gjykatë. Pritej se kjo gjykatë ka bërë dhe shkelje më të mëdha. Vendimi ishte i thatë; ndalimi i komunikimit, dhe lejimi vetëm me familjarët që bashkëjeton.”, tha ai.