Berisha mohon të ketë kërcënuar gjyqtaren e çështjes së tij

Sali Berisha e garanton Edi Ramën se nuk i fshihet aspak organeve të drejtësisë, teksa e sfidoi për të disatën herë që të kufizojnë me ndryshim kushtetues lirinë e deputetit.

Ish kryeministri i akuzuar nga SPAK për korrupsion pasiv mohon të ketë kërcënuar gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka, teksa vijoi akuzat në drejtim të saj se me urdhër të Kryeministrit caktoi si avokat të tij avokat Artan Simonin.

Pavarësisht procesit që ka nisur në dyert e drejtësisë, Kryeministrin e paralajmëroi se nuk do të ndalet nga beteja që ka nisur në kuvend me deputetët.

Por misionin për rikthimin e opozitarizmit dhe demokracisë në vend tha se do ta vijojë edhe me qytetarët.

Teksa e cilësoi procesin politik të shekullit Berisha ritheksoi se në dosjen voluminoze prej 200 faqesh ndaj tij dhe Jamarbër Malltezit nuk ka asnjë akuzë që të provojë shkeljet ligjore të pretenduara.