
Berisha kërkon dorëheqjen e anëtarëve të Bordit të Transparencës
Kreu i PD-së Sali Berisha i bëri thirrje anëtarëve të Bordit të Transparencës të japin menjëherë dorëheqjen. Në një konferencë për mediat të premten, Berisha kërkoi ndërprerjen urgjente të veprimtarisë, ndërsa apeloi që anëtarët të mos shndërrohen ne “vegla antikushtetuese”.
Ndërsa qeverinë e cilësoi një organizatë kriminale, kryedemokrati përmendi dhe rezolutën për gjenocidin serb. Refuzimi i rezolutës së opozitës nga qeveria aktuale për Berishën është jo vetëm një akt makabër, por dhe një ekzekutim për së dyti i mbi 10 mijë fëmijëve, grave dhe burrave të cilët u masaktuan në vitet 1998-1999.