Berisha: 62% e të gjithë të burgosurve Shqipëria i ka në paraburgim

Vijon me akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama nga dritarja e banesës. Ish kryeministri Sali Berisha iu drejtohet mbështetësve të Partisë Demokratike, ku deklaroi se Rama e ka kthyer vendin në diktaturë.

Së fundmi Sali Berisha u ndal tek situata në burgje, ku tha se sot Shqipëria është i vetmi vend në gjithë Europën që 62% të të gjithë të burgosurve i ka në paraburgim. Sipas Berishës, arrëstimet bëhen vetëm për çështje statistikash pasi mbi ta nuk ka akuzë.

Kujtojmë se Berisha ndodhet në masën arrest në shtëpi, pasi akuzohet për korrupsion pasiv dhe po hetohet për çështjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani.