Berat Gjimshiti shkruan historinë, kampion i Europa League

Berat Gjimshiti, kapiteni i Kombëtares kuqezi ka shkruajtur historinë me Atalantën, duke u bërë edhe lojtari i parë në histori të Shqipërisë që fiton trofeun e UEFA Europa League.

Në finalen e madhe të Dublinit në stadiumin “Aviva Stadium” Atalanta mposhti Bayer Leverkusen me rezultatin e thellë 3-0, ndërsa Berat Gjimshiti udhëhoqi skuadrën si kapiten drejt triumfit historik.

Një sezon fantastik për kapitenin kuqezi që do të udhëheqë edhe Shqipërinë në Kampionatin Europian “Gjermani 2024”.