
Beqarët e “përjetshëm” të Horoskopit
Lidhjet mund të jenë të komplikuara për shumë njerëz, prandaj me siguri ju ka ndodhur të dëgjoni fjali të tipit “Jam më mirë vetëm”.
Veçanërisht nëse personat që e thonë janë një nga këto shenja:
Virgjëresha
Një Virgjëreshë ka aq shumë gjëra për të bërë dhe plane për të realizuar, saqë ka shumë të ngjarë që ajo ta shijojë lehtësinë e të qenit beqare. Pa një marrëdhënie për t’u shqetësuar, është shumë më e lehtë për ta të përmbushin të gjitha qëllimet e tyre.
Shigjetari
Për një aventurier si Shigjetari, një lidhje nuk është gjithmonë opsioni më i mirë. Kjo nuk do të thotë se ata s’janë romantikë, thjesht janë një “shpirt aq i lirë”, sa për ta është e vështirë të bëjnë kompromise për hir të një marrëdhënieje.
Ujori
Në vend që të shqetësohet se si ata mund të përshtaten në botën e dikujt tjetër, Ujori shqetësohet më shumë se si një partner i mundshëm mund të përshtatet në të tyren. Një Ujor është kaq individualist, i vërtetë ndaj vetvetes dhe i pazëvendësueshëm sa nuk do ndryshonte asgjë për askënd.