Beogradi nuk gjen qetësi, sërish sulm me armë, 8 viktima dhe 13 të plagosur

Serbia nuk gjen qetësi. Një tjetër masakër ka ndodhur të enjten vonë në mbrëmje në disa fshatra të Mlladenovac, rreth 60 kilometra në jug të kryeqytetit Beograd.

8 veta kanë ndërruar jetë dhe 13 janë plagosur si pasojë e një sulmi me armë.

Shumë nga të plagosurit raportohet se janë në gjendje kritike për jetën.

Media serbe raportojnë se mes viktima është edhe një polic, i cili nuk ishte në detyre dhe motra e tij, ndërsa po ashtu mes viktimave ka edhe fëmijë.

Sipas banorëve të zonës, autori njihej si një person problematik. Po ashtu bëhet me dije se  i riu është një djali i një ushtaraku.

Kjo ngjarje ndodh, vetëm një ditë pas tragjedisë që shkaktoi një 14 vjeçar në një shkollë fillore në Beograd, ku shkaktoi 9 viktima dhe plagosi disa të tjerë.