
Bentley rivalizon Teslan me modelin e ri të makinës elektrike
Prodhuesi i makinave luksoze Bentley zbulon planet për ndërtimin e një model të ri elektrik çdo pesë vjet duke filluar nga viti 2025.
Fitimi vjetor i kompanisë angleze arriti majat me një fitim prej 389 milionë euro për vitin 2021, krahasuar me një fitim prej 20 milionë eurosh në vitin e kaluar. Kjo rritje fitimesh erdhi pasi shitjet u rritën 31% makina për shkak të kërkesës së madhe për modele të reja hibride.
Prodhuesit e makinave në mbarë botën po shtojnë përpjekjet për të kaluar në modelet elektrike, ndërsa thirrjet për më shumë makina miqësore me mjedisin rriten.
Edhe Volkswagen, prodhuesi më i madh i makinave në Evropë po rrit investimet në infrastrukturën e energjisë për t`u përballur me Teslën.
Vetë Bentley synon të jetë neutral ndaj karbonit deri në vitin 2030, pasi ka investuar 3 miliardë euro në fabrikën e tij Crewe gjatë një periudhe 10-vjeçare për të ndihmuar në kapërcimin e kësaj problematike.