
Benet Beci, surpriza e këtyre “Vendoreve”
Benet Beci thyen traditën në Shkodrën blu, duke u bërë kryebashkiaku i parë socialist në këtë bashki. Komisioni Qendror Zgjedhor flet me shifra dhe formalitete për të zyrtarizuar të gjitha rezultatet, por kutitë me fletët e votimit kanë përfunduar edhe në Shkodër.
Nga selia qendrore e PS, Benet Beci ka dalë në një konferencë ku ka bërë një falënderim për të gjithë qytetarët që i besuan drejtimin e Shkodrës.
“Është një sadisfaksion i madh që qytetarët e Shkodrës na besuan. I jam shumë mirënjohës Shkodrës për besimin. Detyra ime fillon këtu, besimin e tyre për ta kthyer në punë që ditën e nesërme të fillimit të punës në Bashki”.