
Ben Stiler viziton Ukrainën
Aktori Ben Stiler vizitoi një nga qytetet ukrainase më të dëmtuara nga lufta, Irpin.
Në një deklaratë të regjistruar në Kiev të hënën për të shënuar Ditën Botërore të Refugjatëve, Stiller, i cili është ambasador në Agjencinë e OKB-së për refugjatët, tha se lufta dhe dhuna po shkatërrojnë njerëzit në të gjithë botën.
Aktori ishte edhe në Poloni, ku takoi individë dhe familje që janë zhvendosur nga lufta në vendin e tyre.
Ai vizitoi një Qendër Mbrojtjeje të UNHCR-së që ofron mbështetje psiko-sociale, mbrojtje të fëmijëve dhe shërbime të ndihmës ligjore.