Ben dhe Jen nuk do ndahen, çifti del pas ‘furtunës’ duke u puthur

Çdo çift ka momentet e debateve edhe të mërzitjeve. I tillë është dhe çifti Ben Affleck dhe Jennifer Lopez. Pavarësisht thashethemeve se martesa e tyre është krisur, të dy shfaqen të lumtur teksa bëjnë pazare në Beverly Hills.

Mediat rozë kanë postuar foto teksa çifti puthet dhe ecin me duart e kapura me njëri tjetrin.

Ata kishin me vete binjakët e Jen-it, Max dhe Emme, nga martesa e saj e mëparshme me Marc Anthony.

Spekulimet për martesën e tyre erdhën pasi Ben u shfaq teksa përplas derën e makinës, në dukje i tensionuar.

Ben dhe Jen u martuan në prill 2022 pasi rindezën romancën e tyre pas ndarjes së Jen nga Alex Rodriguez vitin e kaluar. Bennifer u takuan në vitin 2002 dhe madje u fejua , por përfundimisht u ndanë për tu rikthyer prapë bashkë pas shumë vitesh.