
Bella Hadid ndan historinë e saj me alkoolin
Modelja e njohur, Bella Hadid ka zbuluar se lidhja e saj me alkoolin kishte arritur në një moment varësie aq sa nuk ishte më shëndetshme dhe nuk arrinte të kontrollonte veten.
Në faza të ndryshme, njerëzit mund të gjejnë ngushëllime te alkooli, pavarësisht se janë të vetëdijshëm për problemet që shkakton.
Mjaft personazhe publike kanë folur për raportin me alkoolin, ndër ta është edhe modelja e njohur Bella Hadid.
Në një nga intervistat e fundit ajo ka treguar mbi sfidat e saj për të lënë alkoolin.
Bella ka treguar se më parë “gjente ngushëllim” tek alkooli për të luftuar problemet që kishte, por tani, kohë më vonë i ka dhënë prioritet mënyrës se si ndihet ajo dhe mendja e saj.
“Gjatë viteve e kam gjetur veten duke u rikthyer tek alkooli, kur përballem me mungesën e energjisë apo kur më kap ankthi. Kam ulur ndjeshëm konsumin e alkoolit këtë vit dhe po vendos mendjen time të parën”, u shpreh ajo.
Ndër të tjera Bella ka thënë se “masa” është gjithçka për të.
Ajo konsumon alkool në mënyrë të moderuar.
“Dehem shumë rrallë. Jam ajo vajza që pi një gotë shampanjë dhe shkon në shtëpi”, shtoi Bella.