
Bella dhe Gigi Hadid pozojnë të zhveshura për ‘Versace’
Motrat Hadid rikthehen në horizont duke pozuar plotësisht të zhveshura për Versace në një fotosesion të frymëzuar nga Bibla për linjën Pranverë/Verë 2022 të markës.
Duke kapur një mollë të kuqe, Bella dhe Gigi Hadid mbajnë çantat më të fundit në nuanca të bardhë dhe të zezë për një prekje modestie, ndërsa një gjarpër i verdhë që rrëshqet mbështjell këmbën e motrës më të vogël.
Ndërsa disa e kritikuan përdorimin e një kafshe të gjallë për arsye biznesi, disa të tjerë e konsideruan simbol “demonik”, vetë Donatella Versace e lavdëroi xhirimin.
Stilistja italiane e postoi një foto nga sesioni, mes dy motrave Hadid, duke shkruar: “Perëndeshat e mia të Versace”. Fotoja sensuale është vazhdimësi e fushatës Pranverë/Verë 2022.