Beleri nuk merr mandatin/ Konstituohet këshilli bashkiak, mbështetësit kërkojnë të futen në sallë

Në Himarë paraditen e kësaj të marte pritet konstituimi i Këshillit Bashkiak I dalë nga zgjedhjet e 14 majit.

Me nisjen e mbledhjes kanë nisur edhe tensionet ku mbështetësit e Belerit kërkojnë që të futen në sallë, por nuk lejohen nga policia me pretekstin se nuk ka vende.

Ndërkohë kryebashkiaku i zgjedhur i në këto zgjedhje Fredi Bejleri i cili ndodhet në burg për shitblerje votash, nuk mund të marrë mandatin e tij pasi nuk i është dhënë leje për të qenë në mbledhje dhe kryesimi i bashkisë do të vijojë nga kryebashkiaku në detyrë Gjergji Goro.