Bëhuni gati, nuk ka mbaruar akoma “Peaky Blinders”, kur do dalë sezoni 7?

Të gjithë po presin një lajm sa i takon serialit, ndër më të shikuarit “Peaky Blinders’ dhe më në fund shuhet kureshtja. Krijuesi i Peaky Blinders, Steven Knight ka ofruar një përditësim shumë pozitiv në lidhje me serialin ‘dramë-gangsterike’.
Në një intervistë me ‘Radio Times’, regjisori njofton se skenari është pothuajse i shkruar dhe se ka të ngjarë të fillohet me xhirimet pas vetëm disa muajsh, gjë që nga ana tjetër, na tregon potencialin që serialin do të mund ta shohim në vitin 2025 nga TV.

“Unë jam duke punuar vetëm në pjesët e fundit për momentin. Plani është që të fillojmë të xhirojmë atë në mes të këtij viti. Ai vijoi duke thënë se po kërkon të filmojë filmin në Birmingham.

I vendosur në fillim të viteve 1900, Peaky Blinders, i cili përfundoi në vitin 2022, përqendrohet te Tommy Shelby (Cilian Murphy i Oppenheimer). Paul Anderson, Sophie Rundle, Finn Cole, Joe Cole, Natasha O’Keefe, Tom Hardy dhe e ndjera Helen O’Crory luajtën gjithashtu në serial.

Siç kuptohet historia nuk ka mbaruar për Tommy Shelby dhe ekuipazhin e tij në Birmingham dhe presim sezonin e 7-të për të parë se çfarë do të ndodhë.
Sezoni i shtatë supozohet të përfundojë ‘punët’ e Tommy Shelby, duke përfshirë vdekjen e vajzës së tij dhe tranzicionin e vështirë për të krijuar një botëkuptim të ri moral. Tani, duket sikur ato konflikte do të ndodhin në ekranin e madh dhe me një buxhet akoma më të madh të prodhimit.

Nuk dimë shumë se kush do të përfshihet në kastin e sezonit 7, por Knight me sa duket konfirmoi se Cillian Murphy do të rikthehet si Tommy, si dhe Paul Anderson si vëllai i tij, Arthur. Kur u pyet nëse dy aktorët do të ktheheshin në universin e Peaky Blinders, Knight tha për Digital Spy, “Është e pamundur të thuhet ende. Por filmi – po.”