Bëhet publike shifra, sa kushtoi ceremonia mortore e mbretëreshës Elisabeth II

E gjithë bota i pati sytë tek ceremonia mortore dhe përcjellja e mbretëreshës Elizabeth II për në banesën e fundit.

Ishin të shumtë dhe ata që në rrjete sociale aludonin mbi shpenzimet e familjes mbretërore, përgjatë varrimit dhe ditët ‘e zisë’. Dhe së fundmi ka një përgjigje për të gjithë kuriozët.

Mediat britanike i referohen departamentit të Thesarit e cila njofton se ceremonia mortore dhe periudha e zisë, i kushtuan qeverisë së Britanisë rreth 162 milionë paund.

Mbretëresha Elizabeth II u nda nga jeta më 8 shtator 2022. Pas vdekjes së sajk u shpallën 10 ditë zie kombëtare, si dhe pati  një funeral shtetëror më 19 shtator për shkak të rëndësisë që kishte monarkja.

Vdekje e Mbretëreshës ishte një moment hidhërues kombëtar dhe ceremonia e fundit në nder të saj duhet të ishte pa asnjë lloj incidenti dhe që çdo gjë të realizohej sipas protokollit, pro edhe për sigurinë e publikut.

Si u ndanë shpenzimet?

-Home Office pagoi shumën më të madhe, rreth 74 milion £

-Departamenti për Kulturë, Media dhe Sport që mbuloi 57.4 milion £.

-Konstribuese ishin edhe qeveritë e Skocisë dhe Irlandës.

Liderët botërorë ishin të pranishëm në funeralin e Mbretëreshës, mes tyre presidenti amerikan Joe Biden, kryeministrja e Zelandës së Re, kryeministri i Kanadasë apo presidenti i Francës.