Bëhet 3 muaj praktika e detyruar për mësuesit e rinj

Kur interesi për programet e mësuesisë ka rënë vit pas viti, Ministria e Arsimit ka vendosur të lehtësojë procedurat e punësimit.

Studentët e mësuesisë, pasi mbaronin masterin, e kishin detyrim ligjor kryerjen e praktikës përgjatë një viti mësimor në një shkollë në lëndën ku ata janë diplomuar, por me urdhrin më të fundit Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka vendosur të shkurtojë praktikën profesionale të kandidatëve për mësues nga 1 vit në 3 muaj. Kjo mundëson pjesëmarrje më të shpejtë të mësuesve në portalin “Mësues për Shqipërinë” e më pas edhe për punësim.

Nga ana tjetër, me përfundimin e studimeve, praktikës së shkurtuar dhe punësimit përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, mësuesit e rinj do të jenë 3 muaj në provë nëse janë të aftë psikologjikisht për të ushtruar detyrën.

Gjuha shqipe apo matematika janë shpallur degë me prioritet kombëtar dhe nëse maturantët me mesatare mbi 8.5 i përzgjedhin do të përfitojnë gjatë vitit të ri akademik çdo muaj një bursë sa vlera e pagës minimale, teksa përjashtohen nga tarifa e studimit.

 

*Tibo News