Begaj dekreton shkarkimin nga detyra të Arben Ahmetaj

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka dekretuar sot shkarkimin e Arben Ahmetaj nga detyra si Zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave. Njëkohësisht Begaj ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Dhuka si ministre Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e Belinda Ballukut edhe në detyrën e Zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë.