Befason studimi, 11 minuta ecje mjaftojnë për të parandaluar 10% të vdekjeve

Të gjithë e dinë se aktiviteti fizik bën mirë për shëndetin por kjo nuk do të thotë se dëtyrimisht përfundonimi një maratone ose orë të tëra në palestër, por edhe aktivitete shumë më të moderuara, dhe të mundshme për çdonjërin.

Madje studime të shumta tregojnë se pikërisht këto aktivitete, si ecja e shpejtë për disa minuta, një punë fizike në shtëpi, biçikleta, kërcimi, ose edhe thjesht një ekskursion, mund të kenë benefite më të mëdha sesa aktiviteti sportiv që çon organizmin në limite.

Një studim i universitetit prestigjioz të Cambridge, ndoshta më i rëndësishmi në këtë fushë jep edhe një dimension kohor që befason. Sipas tij do të mjaftonte një ecje e shpejtë jo më shumë se 11-minutëshe, çdo ditë, për të parandaluar 10% e të gjitha vdekjeve të parakohshme.

Ky lloj aktiviteti duket sikur është “ilaçi” më i mirë kundër disa tipologjish sëmundjeje. Thjesht 75 minuta aktivitet fizik i moderuar në javë, sipas studiuesve ka ndikuar në uljen e rrezikut për vdekje të sëmundjeve kardiake me 17%, dhe me të paktën 7% atë për disa tipologji kanceri, si dhe për leuceminë.

Statistikat përmirësohen edhe më shumë në qoftë se marrim parasysh 150 minuta aktivitet fizik në javë, që sipas studiuesve parandalon 1 vdekje të parakohshme çdo 6 të tilla.