
Beckham, Lovato dhe One Direction, ja si ua “punojnë” fansave
Pothuajse të gjithë ne, kemi një figurë të cilën e duam dhe e ndjekim gjithmonë.
Disa prej këtyre figurave kanë bërë “rrengje” për të surprizuar në mënyra jo dhe aq të zakonshme fansat e tyre.
David Beckham
Nëse do ishit në një qendër tregtare dhe David Beckham do përpiqej t’ju shiste parfum, a do e blinit?
Epo këtë ylli i njohur i futbollit e provoi në “The Ellen DeGeneres Show”, duke u fshehur si i punësuar dhe duke spërkatur njerëzit me parfum.
Me kapele, syze dhe uniformë njerëzit nuk arrinin të dallonin se ishte ai.
Transmetimi i kësaj skene solli shumë të qeshura dhe argëtim për të gjithë.
One Direction
Grupi që për vite me rradhë qëndroi në më të preferuarit, One Direction, gjithashtu bëri një “lojë” me fansat e tyre.
Ata qëndruan në një vend për disa momente, pa lëvizur dhe fansat e tyre afroheshin për të bërë fotografi me ta duke menduar se janë foto të improvizuara.
Befas një një moment ata lëvizin dhe emocionet e fansave ishin të pakontrollueshme
Demi Lovato
Demi Lovato është tjetër artiste që surprizoi në një mënyrë argëtuese fansat e saj.
Ajo u maskua si shofere dhe e luajti rolin e saj mjaft mirë sa deri në momentin që ajo vendos të zbulohet, askush nuk e dalloi.
Shfaqja e Demit në fund solli gjithashtu emocione të shumta për fansat.