Bebe Rexha tregon si ka qenë e vogël dhe shfaqet në video duke kërcyer ‘me shqip’

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, ka publikuar albumin e radhës, por vëmendje për bashkëkombasit e saj duket se mori albumi me kujtime nga fëmijëra e saj.

Bebe Rexha e dashur dhe me famë ndërkombëtare, shfaqet në Instagram teksa ka postuar disa foto kur ishte e vogël dhe një video më familjarë e të afërm teksa kërcen këngën e Dhurata Dorës në shqip nga Los Angeles, apo këngën Habibi.

Bebe Rexha është tepër aktive në rrjetet sociale, ku shfaqet gjithmonë në format e saj më të mira, artistike dhe në jetën e përditshme, ku shpesh herë përcjell mesazhe sensibilizuese për tema të ndryshme.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)

*Tibo News