Bebe Rexha nxjerr mesazhet me të dashurin: Vetëm se shtova 3 kile me quajti…

Që Bebe Rexha është e kolme në linjat e saj, këtë e kemi vënë re të gjithë dhe fundja i shkon shumë. Por duket se i dashuri i këngëtares me origjinë shqiptare nuk dëshiron që ajo të shtojë peshë, përkundrazi. Duket se ai e dashuron por kur vjen puna tek pesha trupore ai preferon që të mos ndryshojë duke vendosur kilogramë të tjerë. Dhe kjo e ka mërzitur Bebe-n, e cila ka vendosur të publikojë mesazhin e të dashurit në InstaStory. Nuk flet për ndarje, por thekson se nuk mund të bëjë sikur të mos kishte ndodhur asgjë pas bisedës me të dashurin. Dhe ne pyesim, kush e ka të drejtën të na tregojë se sa kilogramë duhet të shtojmë a të heqim? Po rrudhat gjatë plakjes a do mundë kush të na i zhdukë? Dhe a është dashuria me kushte e kritere? Këtë ia lëmë në dorë Bebes…