
BE voton pro investimeve në gaz dhe energji bërthamore
Parlamenti Evropian mbështeti rregullat e BE-së që vlerësojnë investimet në gaz dhe centrale bërthamore si miqësore me klimën, më qëllim luftimin e ndryshimeve klimatike.
Gazi është një lëndë djegëse fosile që prodhon emetime të ngrohjes së planetit, por ndot shumë më pak se qymyri, ndërsa disa vende evropiane e shohin atë si një alternativë të përkohshme.
Energjia bërthamore prodhon më pak CO2, por ka shumë mbetje radioaktive.
Rregullat e reja do t’i lejojnë investimet në gaz dhe energji bërthamore, pasi do të konsiderohen të gjelbra që nga viti 2023.