BE strategji kundër kancerit, skanim 90 % të popullsisë

Në dy vitet e fundit, pandemia e COVID-19 ka fituar epërsi ndaj luftës kundër kancerit. Për këtë arsye, Komisioni Evropian ka prezantuar një nismë të re për të përforcuar parandalimin, zbulimin dhe diagnostikimin e sëmundjes.

Rekomandimi për shtetet anëtare është të rrisin numrin e skanimeve, të mbulojnë kategoritë e cënuara dhe të dallojnë llojet e kancerit. Situata është alarmante.

Në 2020-n, më shumë se gjysma e vdekjeve në BE u shkaktuan nga kanceri. Nisma synon të arrijë objektivin për të ofruar skanimin për 90% të popullsisë së BE-së për kancerin brenda 2025-s.