
BE shqyrton asetet e ngrira ruse për rindërtim të Ukrainës
Bashkimi Evropian po shqyrton përdorimin e aseteve të ngrira të Bankës Qendrore të Rusisë, me vlerë prej 300 miliardë dollarësh, për të gjeneruar fitime për rindërtimin e insfrastrukturës së shkatërruar të Ukrainës. Presidenti i Këshillit Evropian u ka bërë thirrje qeverive të Bashkimit Evropian që të vazhdojnë me konsultime se si mund të përdoren këto asete të ngrira.
Michel tha se do që të analizohet mundësia për të gjeneruar fitime, të cilat më pas mund të drejtohen drejt përpjekjeve për rindërtim, raportoi gazeta britanike.