
BE: Rrjetet mafioze të Ballkanit Perëndimor, rol kryesor në tregtinë e drogës
Rrjetet kriminale të Ballkanit Perëndimor janë bërë aktorët kryesorë të tregjeve të drogës në rajon dhe BE, thuhet në një raport të agjencisë së Bashkimit Evropian për drogën.
Raporti sqaron se, pozicioni strategjik i vendeve si Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina si dhe Kosova, e shoqëruar me kërkesën e lartë për drogë, veçanërisht në Bashkimin Evropian dhe Turqi, kanë përshpejtuar operacionet e grupeve kriminale.